Panoramaplus.al/ Duket se nuk kanë të ndalur sukseset në karrierën muzikore të reperes me origjinë shqiptare Loredana.
Këngëtarja është nderuar për të tretën herë rradhazi me çmimin ‘Artistja më e mirë zvicerane’ në MTV Europe Music Awards (EMA), e cila u zhvillua mbrëmjen e së dielës (13 nëntor).
Edicioni i këtij viti në MTV Europe Music Awards ka qenë ‘i pushtuar’ nga artistet me origjinë shqiptare.
Rita Ora së bashku me partnerin e saj Taika Waititi ishin nën drejtimin e spektaklit. Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max ishin pjesë e të nominuarve, ku këto dy të fundit dhuruan një super performancë për publikun.
Bebe Rexha fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë me David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)”.