Lori Hoxha tregon se cila vajzë shqiptare ka stilin më të veçantë

0

Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës e trendeve të bukurisë. Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë dhe kurioziteti është gjithmonë shumë i madh.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, ku ka dhënë këshilla të ndryshme për kujdesin e lëkurës, fytyrës, etj. Por përveç ketyre njëri nga ndjekësit e Lorit ka qenë i interesuar se cilën prej vajzave të famshme e veçon si më stil. Lori Hoxha ka përzgjedhur Loredanën dhe ka thënë dy fjalë për të.

“Ka një përpjekje në përgjithësi, megjithatë unë pëlqej vërtetë Loredanën. Nuk përpiqet shumë, por sërish duket një bombë”, është përgjigjur Lori Hoxha.

Këtë e ka ripostuar edhe Loredana në profilin e saj, që ja ka kthyer: “Të dua!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu