LSI me deklaratë ‘BOMBË’: Këto janë pajisjet përgjuese që gjetëm, e kuptuam kur djali i Lefter Kokës kërcënonte me telefon këdo që hynte në zyrat tona

0

LSI Durrës dhe vetë Elona Guri ka reaguar sërish në rrjete sociale dhe për mediat, duke thënë se zyra e LSI në Durrës ka qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim dhe në përgjim.

Këtë gjë zyrtarët e LSI e kuptuan pasi Arbër Koka, djali i ish-ministrit Lefter Koka merrte në telefon dhe kërcënonte qytetarët e thjeshtë që shkonin në zyrën e LSI.

Partia thotë në “Facebook” se “u zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit”.

Elona Guri për mediat tha se një kamer-përgjues ishte vendosur në një banesë ndërsa tjetra ishte vendosur në një farmaci, pranë zyrës së LSI-së. Ajo tha se njërën prej tyre e çmontoi vetë.

Guri: Sot kemi konsatuar disa kamera dhe përgjues që janë vendosur tek zyrat e LSI Durrës. Jam shumë e lumtur që zbuluam të gjithë mafien që nuk e mundin dot fitoren dhe uraganin e 25 prillit. Jam e lumtur që ata kanë rënë në batak.

Pyetje: Keni pas përplasje sot?

Guri: Ne thjesht kemi bërë denoncim, i bëj thirrje prokurorisë, policisë dhe ambasadës që të investigojnë se nga kush vjen ky shantazh.

Pyetje: Keni autor?

Guri: Kam bërë kallëzim se ku janë vendosur kamerat, i bëj thirrje edhe ambasadës që të hetojë ngjarjen.

Pyetje: Kush është personi që keni kallëzuar?

Guri: Nuk e bëj publike, derisa policia të dalë me një njoftim. Ju bej thirrje që kjo ngjarje të zbardhet një orë e më parë.

Pyetje: Ku ishin vendosur kamerat?

Guri: Ishin vendosur në një klinikë dhe në një apartament.

Pyetje: A kanë lidhje këto godina me ju?

Guri: Kanë lidhje se janë pranë zyrës së LSI, njëra në të majtë dhe tjetra në të djathtë. Njërën e kam çmontuar unë dhe tjetrën e çmontoi i zoti se e pa që po bënim denoncim. Kam bërë kallëzim dhe për personin që ka shantazhuar gjithë njerëzit tanë. Nëse ngjarja nuk zbardhet, do dal me emra në mes të qytetit.