Ja cili është gjesti fisnik i këngëtares që i la mbresa të gjithëve

0

Taylor Swift ka bërë një gjest shumë fisnik për t’i ardhur në ndihmë një familje në nevojë. Këngëtarja 31-vjeçare dhe nëna e saj, Andrea, kanë dhuruar 50 mijë dollarë për të ndihmuar një grua të quajtur Vickie Quarles dhe 5 vajzat e saj. Quarles humbi bashkëshortin dhe babanë e vajzave, Theodis Ray në dhjetor të vitit të shkuar pas betejës me Covid-19. Mikja e ngushtë e Vickie-t ka konfirmuar se Taylor dhe nëna e saj dhuruan mijëra dollarë.

Ndërsa në një prononcim për “E! News”, Vicki është shprehur shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë ndihmuar veçanërisht për Taylor dhe nënën e saj.

“E vlerësoj shumë shënimin e ëmbël që kishin lënë, më ngrohu zemrën. Rruga nuk do të jetë më e njëjtë me Theodis, por shpresoj që të vazhdoj t’i rri vajzat e mia me aq dhembshuri dhe përkujdesje sa ju”, ka thënë Vickie Quarles.

Kjo e fundit kishte si qëllim që të mblidhte 50 mijë dollarë në “GoFundMe”, që do të thotë se dhurata e bërë nga Taylor dhe nëna e saj e shtyu totalin përtej kësaj vlere.

Ky kontribut i këngëtares vjen pak ditë pas fitores së saj historike në “Grammy Awards”, duke u bërë e para artiste femër që fitoi 3 herë çmimin “albumi më i mirë i vitit”. Taylor më parë fitoi Albumin e Vitit për “1989” në 2016, dhe për “Fearless’ përsëri në 2010.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu