Luan Duzha reagon pas lajmeve të SPAK: Nëse është blerë një votë nga njerëzit e mi për mua, shkoj me qejf në burg

0

Deputeti i PS-së në Qarkun Elbasan, Luan Duzha, i cili nuk arriti të sigurojë mandatin për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ri, ka deklaruar se nuk ka blerë asnjë votë në zgjedhjet e 11 Majit.

Reagimi i tij vjen pas raportimeve se SPAK i ka sekuestruar telefonin, në kuadër të hetimeve që po bëhen në këtë Qark për krime zgjedhore.

“Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë”, deklaroi socialisti.

Ai u shpreh se ndaj tij nuk janë bërë kontrolle dhe as nuk iu është sekuestruar celulari.

“Është e gjitha një gënjeshtër, as nuk më kanë kontrolluar, as nuk më kanë marrë celularin, asgjë.

Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë.

Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg”, deklaroi deputeti socialist.