Lufta Armeni-Azerbajxhan, vriten 100 ushtarë gjatë natës

0

ARMENI- Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë lënë të vrarë 100 ushtarë, raporton BBC. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan tha se 49 ushtarë të saj vdiqën në përleshjet gjatë natës, ndërsa ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se 50 ushtarë të saj u vranë gjithashtu.

Vendet fqinje kanë tre dekada që janë në konflikt me njëra-tjetrën. Një ditë më parë, Rusia tha se ndërmjetësoi një armëpushim për shpërthimin e fundit. Armenia fillimisht deklaroi se luftimet ishin qetësuar, në vend që të kishin përfunduar plotësisht. Më vonë, Azerbajxhani tha se kishte përfunduar objektivat e tij pas “provokimeve” nga fqinji i tij. Në thelb të mosmarrëveshjes është rajoni i Nagorno-Karabakut. Sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht, është pjesë e Azerbajxhanit, por është e populluar nga armenë etnikë.

Ndarja kulturore shtrihet përtej politikës në fe, Armenia është një vend me shumicë të krishterë, ndërsa Azerbajxhani është kryesisht mysliman. Të dy vendet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara shpërbërjes së tij në fund të vitit 1991.

Mosmarrëveshja ka çuar në luftë në shkallë të gjerë në vitet 1980 dhe 1990, një luftë gjashtëjavore në 2020 dhe përplasje të vazhdueshme për dekada. Të dy vendet fajësojnë njëri-tjetrin për shpërthimin e fundit të dhunës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu