Lufta dhe çmimet/ Leku nis të zhvlerësohet me shpejtësi përballë euros e dollarit

0

Leku po zhvlerësohet ndjeshëm prej disa ditësh dhe monedhat e huaja po rriten në raport me atë kombëtare. Vetëm sot, një euro blihej me 124.7 lekë ( nga 120) dhe shitej me 128.1 lekë (nga 126), ndërsa dollari blihej me 114.4 lekë (nga 100) dhe shitej me 117.9 lekë.

Me këto ritme, në një kohë që ka nisur edhe rritja e çmimeve të suhqimeve pasi Shqipëria importon më shumë se sa prodhon, euro mund të këmbehet pas një jave edhe me 150 lekë.

Nëse bëjmë edhe një krahasim me monedhat e rajonit, vihet re se vetëm leku është monedha që po zhvelrësohet e po pëson një rënie me 1.8% krahasuar me euron. Monedhat e Maqedonisë së Veriut, Serbisë e Kroacisë kanë pësuar rritje përkatësisht me nga 0.068% për dinarin serb, 0.25% për dinarin e Mqedonisë së Veriut dhe me 0.12% për kunat në Kroaci.
Nga ana e Bankës së Shqipërisë nuk ka pasur asnjë reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu