Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bën me dije se pesë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.
Përmes një postimi në Facebook, Ministri njofton se aktualisht pesë qytetarët shqiptarë ndodhen në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.
Kërkoi lirinë në Apelin e Posaçëm, merret vendimi për “bosin e mikrokredive”, Arben Meskuti
Reagimi i Igli Hasanit:
“Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.
Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, njofton Igli Hasani.
Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.
Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.
Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.
Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë.
Në qëndrimin e tij ndaj konfliktit Izrael-Iran, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është shprehur se Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e saj nga kërcënimet, ndërsa i bëri thirrje Iranit të ndalë aktivitetin e tij bërthamore.
Shqipëria iu bën thirrje palëve që të ulin tensionet dhe për zgjidhje të qëndrueshme politike, theksoi ministri Hasani gjatë fjalës që mbajti ditën e djeshme në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
“Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vetë nga kërcënimet. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Iranit që të ndalë aktivitetet bërthamore dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e veta në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Zhvillimi i armëve bërthamore do kishte pasoja katastrofike në rajon e përtej. Shqipëria iu bën thirrje palëve që të ulin tensionet dhe për zgjidhje të qëndrueshme politike”, u shpreh ministri Hasani.