LUFTA/Kievi goditet nga sulmet ruse me raketa, udhëheqësit e G7 mblidhen në Gjermani

0

Sulmet ruse kanë vrarë tre civilë dje në Bakhmut, Nju Jork dhe Pervomaiske në rajonin e Donetsk
Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 123 ku sulmet ruse ndaj ukrainasve janë të vazhdueshme. Dhjetëra civilë dhe ushtarë vriten çdo ditë. Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka njoftuar se sulmet ruse goditën lagjen Shevchenkivskiy të kryeqytetit.

Ndërkohë liderët e G7 do të zhvillojnë një takimi në Gjermani, që do të organizohet nga kancelari Olaf Scholz në alpet bavareze, të cilat do të dominohen nga Ukraina dhe pasojat e saj të gjera.
Granatimet ukrainase dje detyruan trupat ruse të pezullojnë evakuimin e njerëzve nga një fabrikë kimike në Sievierodonetsk.

Kryeministri britanik Boris Johnson, u kërkoi liderëve të G7-ës që të mos “heqin dorë” nga Ukraina , ndërsa ai premtoi mbështetje financiare shtesë për Ukrainën ndërsa ajo përpiqet të luftojë pushtimin rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha dje se Ukraina do të rifitojë të gjitha qytetet që ka humbur ndaj Rusisë, përfshirë Sievierodonetsk.

Sulmet ruse kanë vrarë tre civilë dje në Bakhmut, Nju Jork dhe Pervomaiske në rajonin e Donetsk, sipas guvernatorit të rajonit Pavlo Kyrylenko. Sulmet me raketa ruse kanë vrarë të paktën tre dhe plagosur katër të tjerë në Sarny, një qytet në Rivne, një rajon perëndimor në Ukrainë.

SHBA ka njoftuar se do t’i sigurojë Ukrainës 18 varka patrullimi si pjesë e paketës së 13-të të sigurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu