‘LUFTA’ me Dukën/ E mbështet Rama? Veliaj: E shikon si vatër qelbi, duhet shtypur

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha ditën e sotme se kryeministri Edi Rama e shikon betejën me kreun e FSHF-së, Armand Duka si vatër qelbi që duhet shtypur. Kështu deklaroi ditën e sotme Veliaj në një intervistë për ‘News24’. Veliaj tha se ka folur me kryeministrin si kryetar i bashkisë dhe si njeriu që menaxhon qytetin.

“Unë flas me kryeministrin për çdo temë. Në këtë temë flas si kryetari u bashkisë së Tiranës dhe si njeriu që menaxhon qytetin që e shikon këtë problem si një vatër qelbi që duhet shtypur. Ia kam shprehur që kjo është një gjë e pashoqe. Secili bën betejën e vet. Kryeministri është i angazhuar në 100 fronte paligjshmërie. Në Shqipëri shumë puçrra qelbi janë shtypur dhe janë tharë. Shumica morale e Shqipërisë do jetë dhe shumicë numerike shumë shpejt”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu