Kukësi gjen mbrojtës në Kroaci, klubi gjen akordin me ish-lojtarin e Skënderbeut

0

Kukësi nuk ndalet në merkato. Pasi zyrtarizoi afrimin e Vasil Shkurtaj, klubi verilindor ka bërë të ditur se ka gjetur akordin për huazimin e Jorgo Pëllumbit. Qendërmbrojtësi i cili këtë sezon luan me skuadrën e Varazhdin në ligën e dytë të kampionatit kroat ka zhvilluar 10 ndeshje.

Kukësi pret vetëm dokumentacionin nga klubi kroat. Një afrim me peshë në reaprtin e qendrës së mbrojtjes ku skuadra e Longos ka patur disi luhatje me 17 gola të pësuar. Jorgo Pëllumbi ka luajtur në të shkuarën me Skënderbeun dhe është pjesë e Shqipërisë U-21, përvec korcarit, klubi është përforcuar në repartin e mbrojtjes me Mustën e Gligorov, të cilët luajnë në krahë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu