Lufta në Iran, Papa Leon XIV: Kërcënimi i Trump kundër Iranit është i papranueshëm

0

VATIKAN- Papa Leoni XIV ka folur për luftën në Iran, duke thënë se kërcënimi i presidentit Trump ndaj Iranit është i papranueshëm. Duke folur me gazetarët, Papa Leoni XIV tha se kjo nuk është vetëm një çështje të së drejtës ndërkombëtare, por është një çështje morale për të mirën e të gjithë popullit iranian.

Ai bëri thirrje që lufta të përfundoj, pasi mund të vazhdojnë të humbin jetën njerëz të pafajshëm.

“Sot, siç e dimë të gjithë, ne patëm këtë kërcënim kundër të gjithë popullit të Iranit. Kjo është vërtet e papranueshme. Sigurisht që këtu ka një çështje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe shumë më tepër. Kjo është një çështje morale për të mirën e të gjithë popullit.

Do të doja t’u bëja thirrje të gjithëve të marrin parasysh zemrat e kaq shumë njerëzve të pafajshëm, kaq shumë fëmijëve, kaq shumë të moshuarve. Ata janë njerëz krejtësisht të pafajshëm, të cilët gjithashtu mund të jenë viktima të kulmit të një lufte që filloi shumë ditë më parë”, u tha gazetarëve sonte Papa Leon XIV ndërsa u largua nga shtëpia e tij në Castel Gandolfo