RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Mediat shkruajnë se Putin dhe Erdogan diskutuan situatën në Lindjen e Mesme.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i tha homologut të tij rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike se Turqia po vazhdon kontaktet me të gjitha palët për të ndaluar përshkallëzimin e luftës.
Në deklaratë e lëshuar nga zyra e Erdoganit thuhej se Erdogan i tha Putinit se Turqia nuk miraton sulmet ndaj Iranit, as nuk mbështet hakmarrjen e Iranit ndaj vendeve të rajonit.





