Situata është në kolaps në Ukrainë. Raportohet se në spitale ka mungesë të theksuar të oksigjenit, ç’ka krijon vështirësi për pacientët me Covid. Jo vetëm për pacientët e infektuar, oksigjeni po përdoret në spitalet e Ukrainës dhe nga persona që janë plagosur gjatë luftës.
Në ndihmë të Ukrainës ka ardhur Polonia, e cila mësohet se do të dërgojë dërgesa urgjente të oksigjenit.




