“Lufta” për audiencën, Rama, Berisha dhe Meta ‘zaptojnë’ kanalet kryesore televizive shqiptare

0

Krerët e forcave më të mëdha politike kanë ‘zaptuar’ mbrëmjen e sotme ekranet kryesore televizive të shqiptarëve në një garë të ethshme për të rrëmbyer sa më shumë audiencë kur ka mbetur vetëm një ditë fushatë nga zgjedhjet e 14 majit.

Ilir Meta ishte në ‘Real Story’ në Report TV, ftuar nga Sokol Balla, Sali Berisha ishte në Top Story e ftuar nga Grida Duma dhe Edi Rama ishte në Opinion i ftuar nga gazetari Blendi Fevziu.

Të tre liderët politikë kanë shpalosur alternativat dhe avantazhet e tyre në këtë fushatë e njëkohësisht kanë sulmuar me tone të ashpra njëri-tjetrin shpesh duke përdorur edhe batuta dhe ironi therëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu