Një garë e fortë ka qenë ajo për bashkinë e Himarës mes kandidiatit të PS Jorgo Goro dhe atij të “BF” Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash.
Fitorja e Belerit u prit me britma, gëzim dhe lot nga mbështetësit e tij. Ata kanë nisur festën dhe janë drejtuar drejt shehsit kryesor.
Mbështetesit po festojne ne gjuhen greke.
Sakaq edhe mediat greke i kanë bërë jehonë fitores së Belerit. Protothema shkruan se Beleri, tashme i arrestuar është fitues i zgjedhjeve në Himarë.