UKRAINË- Lufta futet sot në ditën e 77-të ndërkohë luftimet intensive vazhdojnë në pjesët lindore dhe jugore të Ukrainës. Aleati i Rusisë Bjellorusia njoftoi se do të vendoste forcat speciale përgjatë kufirit që ndan me veriun e Ukrainës, duke pretenduar se kundërshton ngritjet ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj.
Ndërkohë, një agjenci e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se më shumë se 8 milionë njerëz afërsisht një në pesë të popullsisë së paraluftës së Ukrainës janë të zhvendosu brenda vendit.
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët votoi të martën në mbrëmje për të miratuar një projekt-ligj rreth 40 miliardë dollarë për dërgimin e ndihmës humanitare dhe ushtarake në Ukrainë, dhe projektligji do të shkojë në Senat për miratimin e tij të pritshëm përpara se të nënshkruhet nga Presidenti Joe Biden në ligj.
Sipas Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Avril Haines, Putini po përgatitet për një konflikt të gjatë. Komuniteti i inteligjencës amerikane beson se lufta ka të ngjarë të bëhet “më e paparashikueshme dhe përshkallëzuese” në muajt e ardhshëm.
“Lëvizja e ardhshme e presidentit Vladimir Putin do të jetë e vështirë të parashikohet pjesërisht sepse ai përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë”– tha Haines.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mbajë një takim publik të enjten në mëngjes për situatën humanitare në Ukrainë me kërkesë të Francës dhe Meksikës. Zyra Humanitare e OKB-së dhe zyrtarët e UNICEF-it pritet të informojnë këshillin në atë kohë edhe pse nuk është caktuar asnjë votim.
Ndërsa probleme ka hasur edhe furnizimi me ushqime në ukrainë. Inteligjenca e ministrisë së mbrojtjes ukrainase ka thënë se gruri i vjedhur nga trupat ruse në zonat e pushtuara po dërgohet tashmë jashtë vendit, me një pjesë të madhe “në anije mallrash të thata nën flamurin rus në Mesdhe”.