Aksidentoi çiftin dhe foshnjen e tyre, Ajas Sulejmani tenton të shfajësohet: “Nuk kam qenë shpejt”

0

Ajas Sulejmani që ditën e diel aksidentoi çiftin e bashkëshortëve bashkë me foshnjen e tyre në rrugën e Kavajës ka deklaruar se nuk ka qenë i droguar në timon.

Ai ka mohuar të ketë qenë me shpejtësi, duke thënë se po lëvizte me 40 km/ h. Ai akuzoi policinë se testi i drogës nuk ishte real ndaj ka kërkuar që ti bëhen analizat e gjakut.

Ajas Sulejmani: Nuk u largova nga vendi i aksidentit, çova vajzën në spital. Nuk kam qenë shpejt. Kam qenë me 40 km/h, s’kam faj, nuk punuan frenat e sistemi të frenimit. Testi i drogës nuk është real, më bëni analiza gjaku, nuk përdor drogë.

Ndërkohë është shtyrë sërish seanca e dhënies së masës ndaj tij, për ditën e nesërme, ku ai do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu