‘Luftë’ gjatë natës në Pashaliman, zjarri iu afrua 30 metra bazës ushtarake

0

Kur kanë kaluar 13 ditë nga vatra e parë e zjarrit në Karaburun, gjatë paradites së kësaj të mërkure, situata paraqitet më e qetë në krahasim me një ditë më parë.

Për momentin nuk ka rrezik që zjarri ti afroht fshatit Dukat i Ri dhe as bazës ushtarake të Pashalimanit, edhe pse zjarri vijon që të përparojë, dhe nuk është shuar.

Zjarrfikësit kanë qënë gjatë gjithë natës në bazën e Pashalimanit ku rreth orës 24.00 deri në orët e para të mëngjesit ka pasur një situatë të vështirë pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 metër afër bazës dhe u bë e mundur neutralizimi i flakëve.

Shqetësim ditën e sotme janë zjarret që janë shfaqur mbas malit të Karaburunit mbi gjirin e Gramës ku janë shfaqur vatra zjarri të cilat mund të shkojnë në Llogara.

Në këto momente janë duke shkuar forcat e ushtrisë për të parë situatën nga afër dhe përvec helikopterit të ushtrisë priten edhe dy helikopterë të tjerë të cilët do të operojnë në zonë.

Gjatë ditës së djeshme nuk pati operacione nga ajri për shuarjen e flakëve në Karaburun, pasi zona ishte e përfshirë nga era e fortë, që vështirësonin punën e helikopterëve.

Ndërkohë që sa i takon vatrave të zjarrit në zonën e Gjirokastrës, ku dje u desh që të evakuoheshin dhe banorët, pasi një person humbi jetën në luftë me flakët, sot është më e qetë situata, pasi zjarret janë shuar përkohësisht.

Emergjencat civile kanë bërë bilancin e situatës me zjarret në dy qarqet veriore të vendit, në Shkodër dhe në Lezhë.

Në Shkodër vijon që të mbetet aktive vatra e zjarrit në zonën e Fushë Arrëzit, ku derimë tani janë djegur rreth 1.2 hektarë me pisha dhe shkurre, ndërkohë që është izoluar përkohësisht zjarri në zonën e Cukalit në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ndërkohë që në Lëzhë është aktive vatra e zjarrit në Kodër  Thirre, ku derimë tani janë përshkruar rreth 2.5 hektarë me pyje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu