Armë zjarri e municion luftarak, arrestohet një person në Pogradec

0

POGRADEC – Një person është arrestuar nga policia në Pogradec për shkak se akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Po ashtu policia ka sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe municion luftarak pa leje.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara nga Komisariati i Policisë Pogradec, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe municion luftarak pa leje.
Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në fshatin Rëmenj, Pogradec.
Forcat e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu