“Luftë” në Sofje, tifozë të plagosur nga përplasja me policinë…

0

Tifozët bullgarë demonstruan kundër federatës së futbollit të vendit, pas ndërhyrjes së policisë pasuan incidente të rënda.

BULLGARI – “Luftë” në Sofje! Qindra tifozë të skuadrave të ndryshme (kryesisht CSKA dhe Levski) nga i gjithë vendi u mblodhën në kryeqytet për të demonstruar kundër Federatës së Futbollit të Bullgarisë, e cila mori vendimin për ta zhvilluar ndeshjen e sotme kundër Hungarisë me dyer të mbyllura, për kualifikueset e “Euro 2024”.

Autoritetet policore u përpoqën të ndërhynin me topa uji për të prishur demonstratën, por këtu filluan incidente mes tifozëve dhe policisë. Siç raportojnë mediat bullgare, ka disa tifozë të plagosur nga përleshjet dhe “lufta me gurë”, ndërsa disa makinat kanë marrë flakë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu