Pjesë e një organizate kriminale, bosit shqiptar të drogës i sekuestrohen pasuri me vlerë 600 mijë euro në Itali

0

ITALI- Autoritetet italiane i kanë sekuestruar pasuri me vlerë 600 mijë euro një shqiptari, i cili akuzohet se ka mbante një rol të lartë në një organizatë kriminale që synonte trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave italiane, pasuritë e sekuestruara janë një vilë në Caselle Torinese, katër makina luksoze dhe një kompleks i tërë kompanish që operojnë në sektorin e ndërtimit dhe i përkasin shqiptarit me iniciale D.G.

Gjykata e Torinos, me propozimin e Komisariatit të Policisë, vendosi masën e sekuestrimit të aseteve në një vlerë totale prej 600 mijë eurosh. Gjithçka nisi me një hetim i cili kulmin e kishte në maj ku dhe u vu në pranga bosi me origjinë shqiptare.

Ndonëse nuk është bërë i ditur emri i plotë i tij, mësohet se ai ishte i niohur për policinë, pasi ishte dënuar në 2002 si pjesë e një organizate kriminale që inkurajonte imigracionin e paligjshëm, më vonë ai u shpall fajtor edhe për marrjen e mallrave të vjedhura. Mes viteve 2003 dhe 2004, së bashku me shtetas të tjerë shqiptarë, ai u dënua edhe për një sërë krimesh të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu