Luiz Ejlli bën postimin dhe zbulon gjendjen e tij: Të gjithë mendojnë se unë jam njeri plot energji, por ju nuk e dini se si jam brenda vetes…

0

Që pas daljes së tij nga shtëpia e “BBV” si fitues Luiz Ejlli ka qenë shumë aktiv në koncerte, projekte dhe për rrjedhojë edhe në rrjetet sociale.

Përpos aktiviteteve të tij, artisti shpesh herë në Instagram ka postuar edhe thumba për personazhe të tjerë apo mesazhe të koduara.

Së fundmi Luizi ka ndarë me fansat një video ku shfaqet një foto e tij, ndërsa në sfond është një zë që flet në anglisht.

“Nuk besoj se ndonjëri e di se si ndihem unë brenda meje. Të gjithë mendojnë se unë jam njeri i mbushur me plot energji dhe që dua gjithçka. Por ata se dinë që unë zgjohem në mëngjes dhe vendos maskën false që të mendojnë se jam në rregull. Sepse nëse unë tregoj se si jam në të vërtetë, të gjithë do më pyesin ‘a je në rregull?’”, dëgjohet në videon në fjalë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu