“Luli do heqë vizat me Amerikën”/ Rama ironizon Bashën: Fle aq shumë sa nuk i lëviz fija e flokut!

0

“Vota e 11 majit është votë për pasaportën. Pasaporta merret kur futesh në BE se është pasaporta e BE. Pasaportë BE pa hyrë në BE mund ta japë vetëm Lul Basha. E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin, mu shfaq dhe nuk e lëshoj më, ishalla nuk më ik prapë. Pasaporta në BE pa hyrë në BE ta jep vetëm Luli, sic tha do heqë vizat me Amerikën Luli. I ka vënë emrin Koalicioni Euroatlantik dhe do heqë vizat me Amerikën. E tha, e tha me ato flokët që nuk i lëvizin. Dmth ai fle aq shumë dhe aq qetë sa asnjë flokë nuk i lëviz, sic shtrihet ashtu ngrihet dhe fle me mua ai. Luli është histori tjetër,” tha Rama.