Luljeta Bozo : PS ka përballuar dy sfida shumë të vështira

0

Mes emocionesh, kandidatja e PS Luljeta Bozo e cilësuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, përfaqësuesja e stërgjyshërve, deklaroi se populli do dijë të bëjë zgjedhjen e duhur dhe do votojë PS më 25 Prill. Ajo tha se socialistët janë partia e të ardhmes që ka bërë shumë reforma duke qëndruar pranë njerëzve të thjeshtë.

“Dua të them dy fjalë për popullin tonë. Them se ai do dijë të bëjë zgjedhjen e duhur dhe do votojë PS. E di nga e nisi para 8 vitesh PS, si u rrit niveli i jetës, shërbimeve. Në të gjitha fushat ka pasur vetëm përparime.

Duke parë se çfarë është arritur të krijohet, edhe në të ardhmen do kemi mundësi që me këtë forcë politike që punon për njerëzit e thjeshtë të kemi reforma më të mëdha se në këto 8 vite. Ka përballuar dy sfida shumë të vështira siç janë pandemia me nisjen e vaksinimit dhe e dyta të shërojë plagët e tërmetit.

Jam e bindur që populli me pjekurinë e vërtetë do e votojë PS se është i bindur se do bëjë reforma në të gjitha fushat. Ne do jemi një vend më i begatë për ne dhe fëmijët tanë. I ftoj të gjithë të votojnë këtë forcë politike që është vetëm për njerëzit e thjeshtë”, tha Bozo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu