Kumbaro : I kemi gjithë arsyet për të kërkuar votën

0

Përfaqësuesit politik të qarqeve në fjalën e tyre në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste kanë bërë me dije se vetëm me ta dhe me skuadrën e PS-së do të mundet që Shëipëria ta ketë të sigurtë rrugën drejt së ardhmes.

Mirela Kumbaro në fjalën e saj para skuadrës së PS-së ka bërë me dije se ajo dhe përfaqësuesit e tjerë të këtij qarku janë ballëlartë për të kërkuar votën në këtë qark dhe 7 bashkitë e tij.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se qytetarët e qarkut nuk kanë alternativë tjetër më mirë se skuadrën e PS-së me në krye Edi Ramën.

“Nuk do të harroj tetorin e 2013 kur si ministre e kulturës e qeverisë Rama e ndjeva Gjirokastrën të ftohtë dhe nuk kishte njerëz në rrugë. Kishte vetëm një hotel e gjys dhe asnjë restorant. Gjirokastra mu duk shumë e rëndë në harresën e saj. Por ishte një vizion që mund të më jepte shpresën, ai i rilindjes urbane i qeverisë socialiste për ta nxjerrë Shqipërinë dje Gjirokastrën nga harresa. Permeti që nuk kisha qenë asnjëherë por thjesht e kisha përdorur si korridor kalues. Sot Gjirokastra është shndërruar në një pike të rëndësishme për turistët. Nuk ka alternativë më të mirë se PS-ja dhe lideri i saj Edi Rama. Unë nuk jam vetëm sot por jam me një skuadër që e kemi ballin lart për tu rikthyer në 7 bashkitë e qarkut të Gjirokastrës, i kemi gjithë arsyet për të kërkuar votën”, ka thënë ajo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu