Lulzim Basha i besoi Korçën, deputeti i PD deklaron mbështetjen për Berishën

0

Edmond Spaho, i emëruar nga Lulzim Basha drejtues politik i Qarkut të Korçës në zgjedhjet e 25 prillit, deklaron hapur mbështetjen për Sali Berishën. Ai shkruan se PD është në gjendje kritike dhe ka nevojë për një lidership të ri që t’i dalë për zot.

“Hapja e Partise, debati midis nesh, kolegjialiteti ne vendimarrje dhe vecanerisht degjimi i antaresise jane rruga e vetme per te dale nga kriza dhe shpetuar PD. Jane keto arsyet qe me shtyjne te mbeshtes dhe marr pjese ne “Foltoren” e organizuar ne qytete te ndryshme te vendit”, shkruan ndër të tjera Edmond Spaho.

Shkrimi i plotë:

Te nderuar demokrate dhe demokratë,

PD eshte ne gjendje shume kritike pas zgjedhjeve te 25 Prillit dhe zhvillimeve te mevoneshme. Bunkerizimi i Partise eshte semundja me e rende qe na ka zene dhe per kete fajtore jemi te gjithe, ne qe kemi drejtuar edhe me shume.

Hapja e Partise, debati midis nesh, kolegjialiteti ne vendimarrje dhe vecanerisht degjimi i antaresise jane rruga e vetme per te dale nga kriza dhe shpetuar PD.

Jane keto arsyet qe me shtyjne te mbeshtes dhe marr pjese ne “Foltoren” e organizuar ne qytete te ndryshme te vendit.

Une “Foltoren” nuk e perkrah per emocion, por per idete, frymen e lirise qe shperndan dhe kohezionin. PD eshte aset i çmuar, qe me se pari i perket demokrateve te cdo niveli, te cilet duhet te ndihen te perfaqesuar.

Te nderuar miq,

Mandati i trete ne opozite per fat te keq ka nisur sipas shprehjes “sezoni i ri avaz i vjeter”.

Kemi nevoje per nje platforme te miremenduar se si do ta mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata qe do e zbatojne dhe me pas miratohet ne organet drejtuese te PD. E njejta gje vlen dhe duhet zbatuar edhe per reformat qe synohet te ndermerren.

Ne keto kohe te veshtira, PD me shume se gjithcka, ka nevoje per lidership. Lidershipi duhet ti dale per zot sfidave, te mbroje vendimet qe merr dhe te jete ne krye te antaresise per ti cuar ata ne fitore.

PD duhet te permiresoje thellesisht organizimin e saj. Ne nuk mund te kthehemi ne pushtet me dege pa kryetare, me kryetare pa ushtare apo me ushtare te lene te demoralizuar, te braktisur apo te vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund ti therrasim vetem per zgjedhje te pergjithshme, vendore apo partiake.

Ne kemi nevoje te rikonceptojme marredheniet me miqte tane nderkombetare. Per kete duhet te pranojme gabimet qe kemi bere vitet e fundit. Miqesia me ta nuk mund te jete konjukturale apo e interesave te castit. Partia Demokratike u themelua nga themeluesit e saj si proamerikane, ka jetuar si e tille dhe do te jete edhe ne te ardhmen proamerikane.

Gjithshka per nje PD te bashkuar, te forte e te hapur per te garantuar fitoren e saj dhe qytetareve shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here