Lulzim Basha shpjegon se çfarë do jetë Aleanca Qytetare për Demokracinë?

0

Kryetari i PD Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ka prezantuar Aleancën Qytetare për Demokracinë.

Sipas Lulzim Bashës, për herë të parë në Ballkan ose dhe më gjërë, një parti politike i jep mundësi njerëzve pa qenë anëtarë të bëhen pjesë e vendimmarrjes së partisë.

“Është vendim i kryesisë për t’ia propozuar kuvendit kombëtar, që më pas u votua, krijimi i Aleancës politike. Është diccka e re dhe për ballkanin. Për herë të parë një parti politike po fton njerëz që nuk janë anëtare që të marrin pjesë në vendimarrjen e partisë. Njerëz që përfaqësojnë shtresa të ndryshme të shoqerisë. Ta bëjnë jo thjesht përmes tavolinave të rrumbullakta, por brenda PD-së me të drejta statutore. Sot përballet Shqipëria me një qeveri me nje gjuhe mjaft të ashpër. Ti përgjigjesh jo me instiktin që të vjen në momentin e pare, por me institktin e hapur. Ky është vendim i Kuvendit Kombëtar i demokratëve për të krijuar hapësirën institucionale brenda PD-së, që njerëz të paanëtarësuar në PD, të kenë mundësi të përfaqësohen dhe të influencojnë në të gjitha institucionet e PD-së. Në kuvendin e ardhshëm mund të kemi qindra pjesmarres që mund të mos e kenë kartën e anëtarësisë por që përfaqësojnë botën akademike, etj. Të marrin pjesë në debat, dialog dhe vendimmarrje.

Njerëzve i është kthyer një frikë. Frika për vendin e punës, frika ndaj dikujt që mund të jetë në duar të pushtetit. Pak njerëz kontrollojnë gjithccka, dhe kanë shkuar deri aty sa intimidojnë qytetarët. Për herë të parë kishin frikë të takohen me opozitën. Ky është një aspekt. Aspekti tjetër është humbja e besimit të njerezve te politika si instrument ndryshimi. Ku ta nisim kthimin e ndryshimit. Programi më i mirë ndonjëherë. Ekipi ka dritëhijet e veta pas 9 shtatorit, por është i mirë në tërësinë e tij. Ata që nuk e shesin dhe nuk e blejnë votën, elita, shtresa e mesme, që nuk varen nga pushteti. Rikthimi i besimit tek ta që PD është anije shprese per te sjellë ndryshimin secili në fushën e vete. Ky është qëllimi i krijimit të Aleancës Qytetare për Demokracinë”, deklaroi Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu