“Lulzim, nuk të lë padroni yt Rama”, Vasili sulmon Bashën: Je skllav i Rilindjes

0

– N/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili reagoi i prerë ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha se nuk do të ketë më bashkëpunim mes PD-së dhe LSI-së. Në rrjetet sociale, deputeti i LSI-së kërkon përgjigje nga kryedemokrati Basha se përse nuk ka pranuar propozimin që LSI-ja të kishte një anëtar të vetën në Komisionin Hetimor për Incerenatorët. Ai akuzon Bashën se sa herë që LSI-ja dilte në deklarata për të denoncuar me emra personat e përfshirë në aferën e incerenatorëve, PD-ja devijonte vëmendjen e publikut.

POSTIMI I PETRIT VASILIT

Lulezim Basha te jete i sigurte se nuk do te kete asnje mundesi tjeter më në jeten e tij as te genjeje dhe as te prese ne bese Levizjen Socialiste per Integrim.
Lulzim tregoju demokrateve se perse nuk pranove qe LSI te kishte nje anetar ne komisionin hetimor per aferen e shekullit ate te incineratoreve, megjithese LSI kerkoi dhe insistoi edhe me kerkese zyrtare me shkrim qe te merrte pjese ne komision.
Se nuk te la padroni yt Edi Rama .
Lulzim tregoju demokrateve se perse sa here ne dilnim ne konferenca shtypi per te denoncuar me emra dhe me dokumente aferen e incineratoreve, ndersa ti dilje menjehere paralelisht per te spostuar vemendjen ne tema te tjera dhe kurre nuk i mbeshtete denoncimet e fakteve tronditese te incineratoreve te bera nga LSI.
Lulzim ti je vetem nje skllav pa sherim i rilindjes dhe do te perfundosh si nje limon i shtrydhur i saj.

Ditën e djeshme në emisionin “Open”, kryedemokrati Lulzim Basha fajësoi presidentin llir Meta se me deklaratat ekstreme dy javë para zgjedhjeve të 25 prillit dëmtoi opozitën në garë me mazhorancën socialiste. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë se nëse Meta pas mbylljes së mandatit presidencial ndan të njëjtën axhendë politike me të, ekziston mundësia e bashkëpunimit.

Tashmë mes Bashës dhe Metës ka nisur një konflikt politik teksa kreu i PD-së e akuzon Metën si pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës Rama-Meta-Berisha”. Presidenti e fajësoi Bashën për tërheqjen nga reforma territoriale, reforma në drejtësi, bojkotimin e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe djegien e mandatave parlamentare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu