Nxirren trupat e pajetë të dy elektriçistëve nga lumi Drino/ Familjarët : Kërkimet nisën shumë vonë

0

Janë nxjerrë nga lumi Drino trupat e pajetë të dy elektriçistëve, që u aksidentuan me mjetin e tyre pas mesnatës, pasi kishin shkuar për të rregulluar një avari në fshatrat e Gjirokastrës.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, pas kërkimeve të polumbarëve, janë nxjerrë nga lumi trupat e pajetë të Selfo Kllafajt dhe Ismet Isarajt, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe familjarët e tyre.

Ata shprehen se kërkimet nga ana e autoriteteve kanë nisur shumë vonë, dhe nëse do të ishte ndërhyrë në kohë dy elektriçistët mund të ishin shpëtuar.