Lushnje- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë, në vendin e quajtur “ish-parku i autobusëve”, dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht.
Për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.