Lushnjë, shiste doza kokainë dhe heroine në lagje të ndryshme, pranga 44-vjeçarit

0

Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Lushnjë, pasi është kapur në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e të arrestuarit, u gjetën doza kokainë dhe heroine, të cilat u seksutruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu