“Macja merimangë” që është bërë hit në internet

0

Një video e jashtëzakonshme e një maceje që ngjitet nëpër mure është bërë virale në rrjete sociale. Përdoruesit e impresionuar e kanë cilësuar atë si “macja merimangë”. Pronarja e kafshës, Luo nga Kina tha se macja ka qenë gjithmonë një “alpiniste” e mprehtë që i pëlqente t’i kalonte ditët e saj duke u ngjitur lart e poshtë.

“Asaj i pëlqen të ngjitet nëpër mure dhe nëpër dyer. Kudo që është më e larta, ajo do të përpiqet të ngrihet atje,”, tha Luo. Ajo filloi t’i ndante videot e maces së saj në internet, dhe një prej tyre arriti të bëhej trend në Douyin, platforma kineze e ngjashme me TikTok.

Kthetrat e një mace janë perfekte për të siguruar kapjen dhe fuqinë e nevojshme për t’u ngjitur në një sipërfaqe vertikale siç është një pemë. Komentet e përdoruesve sociale kanë qenë të shumta“A është kjo versioni mace Spider Man”, shkruan njëri prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu