Një ditë pasi kryeministrja e Francës njoftoi dorëheqjen nga posti i saj, presidenti Emmanuel Macron ka emëruar pasardhësin e saj, Gabriel Attal.
Lëvizja nuk do të çojë domosdoshmërisht në ndonjë ndryshim të madh politik, sipas Reuters, por sinjalizon një dëshirë që Macron po përpiqet të lëvizë përtej reformave jopopullore të pensioneve dhe imigracionit të vitit të kaluar dhe të përmirësojë shanset e partisë së tij qendrore në votimin e qershorit në BE.
Gabriel Attal, 34-vjeç, prej vitit 2017 ka pranuar se është në një lidhje dashurie me një partner, Stéphane Séjourné, me të cilin bashkëjeton.
Kështu ai bëhet kryeministri i parë jo vetëm në një moshë të re, por edhe kryeministri i parë që i përket komunitetit të LGBTQI.