Macron paralajmëron: Operacioni masiv tokësor në Gaza do të ishte një gabim për Izraelin

0

EGJIPT-Një operacion masiv tokësor izraelit në Gaza do të ishte një gabim, tha të mërkurën presidenti francez Emmanuel Macron, duke paralajmëruar se do të dëmtonte civilët pa garantuar sigurinë afatgjatë të Izraelit.

Paralajmërimi erdhi ndërsa Macron zhvilloi bisedime në Kajro me homologun e tij egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi, i cili gjithashtu kërkoi përpjekje për të shmangur një pushtim tokësor në territorin e Gazës.

“Franca njeh të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Për sa i përket një ndërhyrjeje tokësore, nëse është tërësisht në shënjestër kundër grupeve terroriste, kjo është një zgjedhje që ka, por nëse është një operacion masiv që do të rrezikonte popullsinë civile, në atë rast mendoj se do të ishte një gabim për Izraelin.”, tha Macron, raporton The Guardian.

Udhëheqësi francez tha se do të ishte gjithashtu një gabim për Izraelin, sepse nuk do të kishte gjasa të ofronte mbrojtje afatgjatë dhe sepse nuk përputhet me mbrojtjen e popullsisë civile ose respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe rregullave të luftës. Ai gjthashtu tha se Franca do të dërgojë një anije të marinës për të mbështetur spitalet e Gazës brenda 48 orëve të ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu