Madhështore! Kush ishin 4 lojtarët shqiptarë që eliminuan Italinë nën fanellën e Maqedonisë së Veriut

0

Dje Italia pësoi një nga humbjet më poshtëruese në eleminatoret e ‘Botërorit Qatar 2022’. Në lojë ishin dhe 4 futbollistë me origjinë shqiptare të cilët luajn me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut

1-Enis Bardhi

Fantazisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut ishte një nga lojtarët kryesor në ndeshjen kundra 4 herë kampionëve të botës. 26-vjeçari i lindur në Shkup është një nga lojtarët kryesor të ekipit spanjoll Levantes

2-Ezgjan Alioski

Krahu i djathtë i fqinjëve tanë, është një ‘shigjetë e vërtetë shqiptare’ dhe ai është Ezgjani. Me karrierë të larmishme, Ezgjani ka luajtur dhe në kampionatin më të famshëm atë britanik me Leeds United.

3- Visar Musliu

Qendra e mesfushës maqedonase është shqiptari i ekipit gjerman Ingolstadit Visar Musliu. Shqiptari nga Gostivari ka qenë lojtar me peshë në kombëtaren e trajnerit Igor Angelovski e këtyre viteve .

4-Arijan ADEMI

Ndërkohë pjesë e ekipit i është bashkuar dhe kroato-maqedonasi me origjinë shqiptare i cili ka patur dhe një pezullim 2-vjeçar për arsye dopingu

Në stolin e rezervave qe Valon Ethemi talenti që ka luajtur dhe me Kukësin në Shqipëri është një nga prurjet e reja në ekipit e Igor Angeloskit, trajneri maqedonas arriti tia merrte kombëtares shqiptare të moshave Valonin I cili ka zhvilluar dhe një ndeshje me moshat U-19 të Shqipërisë. Valon Ethemi nuk u përdor nga trajneri gjatë 90 minutave duke e shijuar fitoren nga stoli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu