Madhështore për çdo shqiptar! Milan, Juve, City dhe Inter, “ankand” për yllin e kombëtares sonë kuqezi

0

“Kurrë më pa një Brozo. Inter inkuadron Asllanin”. Ky është tituli i “Corriere dello Sport” në numrin e sotëm (print). Domosdoshmëria e kroatit te zikaltrit është vërtetuar përfundimisht.

Interi është në kërkim të një lojtari që mund t’i ngjajë atij në karakteristika, për ta zëvendësuar në ato pak raste që mund të mungojë për arsye të ndryshme.

Një lojtar i ri në Serie A mund të jetë ideal për këtë rol te kampionët e Italisë. Këtu hyn në lojë Kristjan Asllani, për të cilin Empoli “ka vënë bast” me sy mbyllur.

Edhe në fushë, Asllani ka treguar se e meriton këtë besim, aq sa nuk ka kaluar pa u vënë re nga gjigantët e Serie A. Veç Interit, tashmë kanë shprehur interesim për prurjen më të re në kombëtaren shqiptare edhe Juventusi, Milani, Manchester City.

Rritja e mesfushorit të ri ka qenë galopante, sa çmimin i kartonit të tij tashmë ka arritur shifra dyshifrore. Dy ditë më parë, eksperti i merkatos italiane, Alfredo Pedulla, shkroi se Milani mund të transferojë një futbollist shqiptar:

“Quhet Kristjan Asllani, praktikisht i paracaktuar nga fati! Shqiptari i rritur në Buti të zonës së Pisanit sapo mbushi 20 vjeç, por ka hyrë në hierarkinë shumë të lartë Empolit. Milani ka mbetur i magjepsur, tashmë ka pasur kontakte dhe sigurisht që do të ketë përditësime”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu