Magji edhe pas orës 12, Camila Cabello në trailerin e ‘Cinderella’

0

Nga një bjonde tek një brune, Hirushja do të vijë krejt ndryshe në versionin e dytë të luajtur nga këngëtarja e njohur, Camila Cabello.

Ditën e sotme ajo ka publikuar trailerin e filimit dhe domosdo këngëtarja luan rolin kryesor, shkruan InfoWebTv.

Ky version i ri vjen me disa ndryshime interesante. Kësaj rradhe Hirushja është një rrobaqepëse e për këtë arsye pjesëmarrja e saj në ballon e princit është e pamundur.

“Një nga përvojat më magjike të jetës sime. Mezi pres ta shihni”, shkroi Camila në publikimin e trailerit.

Me përfundimin e verës, me siguri 3 shtatori do t’ju gjejë të gozhduar pas ekranit.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu