Liridon Latifi rikthehet në Superiore dhe firmos me Vllazninë

0

Tashmë është zyrtare. Sulmuesi anësor Liridon Latifi, i cili doli lojtar i lirë, ka pranuar ofertën e shkodranëve dhe ka nënshkruar për dy vite.

“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi.

Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara. Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!”, njofton Vllaznia.

Latifi në verën e vitit 2017 kaloi te Puskas në Hungari, për 1 milion euro. Në asnjë moment nuk arriti të tregonte më të mirën e tij. Një sezon 27-vjeçari ka luajtur edhe në Moldavi me Sheriff Tiraspol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu