Majko niset me tren drejt Ukrainës në 1-vjetorin e luftës, dy deputetët që e shoqërojnë (FOTO)

0

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-ministri për Disaporën, Pandeli Majko do të jetë në Ukrainë nesër, kur mbush një vit nisja e luftës nga Rusia. Lajmin e ka bërë me dije vetë Majko, përmes një postimi në profiling e tij në Facebook. Ai shihet që ka pozuar në tren krah deputetëve Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu, të cilët siç duket do ta shoqërojnë në këtë udhëtim.

“Duke udhëtuar drejt Kievit me kolegët Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu,”- shkruan Majko krah fotos.

Majko drejtoi qeverinë në mars 1998 kur Shqipëria mikpriti të gjithë qyttarët e Kosovës që u larguan për shkak të luftës që u nis nga Serbia. Spastrimi etnik solli mbi 800 qytetarë të Kosovës në vendin tonë dhe

Majko ka qenë edhe Ministër i Diasporës. Më pas ai ka shërbyer si deputet, porn ë 25 prillin e 2021-shit ngeli jashtë Kuvendit. Por, fati e donte sërish në sallë, pasi me arrestimin e Alqi Bllakos, ai u rifut në Kuvend duke zëvendësuar deputetin socialist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu