Makina bie në lumin Lana, humb jetën shoferi

0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bërxullë në drejtim të Rinasit.

Shtetasi me iniciale Xh.H ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me të cilin po lëvizte dhe ka përfunduar në lumin Lana.

Për fat të keq përplasja ka qenë e fortë dhe shoferi ka humbur jetën direkt në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Informacion paraprak/ Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu