Makina del nga rruga dhe bie në kanal, humb jetën 28-vjeçari në Kavajë

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Kavajë.

Policia tha se aksidentin u shënua në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, ku shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu