Makina tip Audi me pesë persona brenda del nga rruga në aksin Berat–Rroskovec, në vendin e quajtur Strum.
Një person është plagosur dhe ndodhet në spital.
Për kontroll mjekësor janë dërguar të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në automjet.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetas të huaj, me origjinë nga India.