LEZHË – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Makina ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur 2 persona.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia ndodhet në vendngjarje.