Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset nëna, arrestohet i biri

0

Një aksident është regjistruar këtë të martë në Bulqizë.

Një 29-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, e për pasojë mbeti e lënduar nëna e tij.

Pas aksidentit i riu u largua nga vendi i ngjarjes me qëllim shmangien e hetimit, por më pas u arrestua.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu