Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët.
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në aksin Qafë Muzinë-Jorgucat dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët.
Të tre të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë. Paraprakisht raportohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte mjeti.