Makina del nga rruga , plagoset pasagjerja 16 vjeçare

0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suk të Fierit ku një automjet që drejtohet nga I. B., 24 vjeç, banues në Berat ka dalë nga rruga për shkak se drejtuesi i saj ka humbur kontrollin. Për pasojë ka mbetur e lënduar pasagjerja 16 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 07:30, në fshatin Suk, Fier, shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat ,duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu