Elbasani nën atmosferën e Ditës së Verës/ Flet kryetari i bashkisë

0

Atmosfera në Ditën e Verës në Elbasan nuk është e njëjtë me vitet kur nuk ekzistonte pandemia, mirëpo janë bërë përpjekje që të mos humbet tradita e kësaj feste.

Pandemia ka kushtëzuar festimet në këtë ditë të rëndësishme për qytetarët e Elbasanit, gjë e cila ka prekur edhe shitësit, aktiviteti i të cilëve varet nga kjo festë, dhe që thonë se këtë vit të ardhurat nga shitjet kanë qenë të ulëta.

Për festën e Ditës së Verës ka folur edhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili deklaroi se është munduar që të ruhet tradita, por duke pasur si qëllim kryesor ruajtjen e shëndetit.

“Në radhë të parë më lejoni t’i uroj të gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe qytetarëve shqiptare gëzuar Ditën e Verës. Ardhtë e begatë dhe me shëndet në familjet tona. Festimet e Ditës së Verës kanë pasur pikërisht këtë qëllim të ruajmë shëndetin dhe traditën e Ditës së Verës. Vjet në fakt ishte viti i parë që pas shumë kohësh që nuk festohej Dita e Verës. Këtë vit po fillojmë dalëngadalë, ashtu sic po fillojmë të marrim veten nga pandemia, ashtu po fillojmë dhe me ditën e Verës me aktivitete shumë të vogëla. Mbrapa kemi një ekspozitë kulture. Janë të gjitha aktivite që nuk grumbullojnë njerëz, aktivitete që bëhen në ajër të pastër,” tha Llatja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu