Makina e policisë përplas motorin, plagoset drejtuesi

0

Një makinë policie është përfshirë në një aksident pasditen e sotme, në Kombinat, Tiranë.

Policia njofton se policia drejtohej nga oficeri me iniciale E.Gj, ndërsa i plagosuri është A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje është duke bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Me datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu