Makina e tonazhit të rëndë përfshihet nga flakët në aksin Gjirokastër-Tepelenë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin Gjirokastër-Tepelenë, teksa një makinë e tonazhit të rëndë si fillim ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Forcat zjarrëfikse janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes së ndodhur.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme njerëzore, veçmas atyre materiale siç shihen edhe në videon e mëposhtme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu